SURETUL KAFIRUN

 

SUREJA E JOBESIMTARĖVE

 

Mekkase, ka 6 ajete.

1 Kul ja ejjuhel kafirun
2 La a'budu ma ta'budun
3 We la entum abidune ma a'bud
4 We la ene 'abidun ma 'abedtum 
5 We la entum 'abidune ma a'bud
6 Le kum dinukum we lije din


1 Thuaj: O ju jobesimtarė
2 Unė nuk adhuroj atė qė ju adhuroni
3 As ju mnuk jeni adhurues tė Atij qė unė adhuroj
4 Dhe unė kurrė nuk do tė jem adhurues I asaj qė ju adhuroni
5 Por edhe ju nuk do tė jeni adhurues tė Atij qė unė adhuroj
6 Ju keni fenė tuaj e unė kam fenė time


Shkaku i zbritjes:

Tregohet se Pejgamberit alejhisselam i erdhėn disa nga paria e Mekkes dhe kėrkuan nga ai qė tė arrijnė njė marrėveshje me tė cilėn do tė arrihej njė kompromis ku njė vjet do t'i adhuronte Pejgamberi alejhisselam Zotėrat e tyre kurse vitin tjetėr ata do ta adhuronin Zotin e Muhammedit alejhisselam. Me kėtė rast All-llahu zbriti kėtė sure dhe urdhėroi Tė zgjedhurin e Tij qė tė distancohet krejtėsisht nga kėrkesa e tyre kėshtuqė ai u tha atyre: 'Unė nuk adhuroj atė qė ju adhuroni. As ju nuk jeni adhurues tė Atij qė unė e adhuroj'.

Vlera e sures

Nė sahihun e Muslimit ėshtė vėrtetuar se I dėrguari alejhisselam e ka lexuar suren kafirun dhe ihlasin nė dy rekatet e namazit pas tavafit. Poashtu nė Muslim tregohet se I ka lexuar nė sunnetet e sabahut. Nė sunenin e Imam Ahmedit thuhet se I ka lexuar nė dy rekatet e sunnetit sabahut nga njėzet e disa herė ose mbi dhjetė herė. Taberaniu tregon se I dėrguari ka thėnė: Kur tė shtrihesh pėr nė shtrat para se tė biesh thuaj kul ja ejjuhel kafirun deri nė fund ngase ajo ėshtė pastrim prej shirkut. Kurse nė njė transmetim tjetėr thuhet se ai ka thėnė Kul ja ejjuhel kafirun vlen sa ēereku I Kur'anit.

Domethėnia e sures

1 Nga shkaku I zbritjes sė kėsaj sure kuptojmė se sa ishin naiv jobesimtarėt kur kėrkuan marrėveshje me Pejgamberin alejhisselam ngase me atė propozim ose ata e shprehėn injorancėne tyre ndaj Islamit ose donin qė ta mashtronin Pejgamberin alejhisselam nė mėnyrė qė ai t'a zbatojė marrėveshjen kurse ata ta thejnė. Por kjo u shkoi huq.

2 All-llahu nė kėtė sure u tha jobesimtarėve se ata kurr nuk do ta adhuronin atė qė e adhuron Muhammedi por as ai kurrė nuk do ta adhurojė atė qė ata adhurojnė. Ata kanė fenė e tyre kurse edhe Muhammedi ka fenė e tij. Me kėtė deklaratė imam Shafiu argumenton se kufri ėshtė njė popull dhe njė besim nė kuptimin islam. Kjo sepse pėr islamin ēdo fe ėshtė e njėjtė pėr sa I pėrket pavlefshmėrisė dhe devijjimit tė tyre. E vėrteta ėshtė njė dhe asnjėherė nuk mundtė jetė dy e ku mė mė tepėr.